sivig Logo sigma Logo wiener Logo sivig Logo sigma Logo Vig Logo Sigma Vig logo

Konsolidimi i tregut të sigurimeve

Home parent location site Publikime actual location site Konsolidimi i tregut të sigurimeve

Në 2022 u paguan 55 milionë euro dëme, rekord historik numri i kontratave/ Tregu i sigurimeve i konsoliduar por sërish kemi shpenzimet për sigurime më të ulta në rajon

 

Dëmet e paguara në numër nga kompanitë e sigurimeve gjatë vitit 2022 ishin në nivelin më të lartë historik. Numri i kërkesave për dëmshpërblim të paguara gjatë vitit të kaluar arriti në 55, 705, për një vlerë totale prej 6.25 miliardë lekë, ose rreth 55 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të këtij sektori, në vitin 2021 shoqëritë e sigurimit trajtuan dhe paguan në total 50,541 praktika dëmesh për një vlerë të përgjithshme prej rreth 6 miliardë lekë.

Viti i kaluar shënoi gjithashtu rritje të numrit të dëmeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL, të cilat arritën vlerën e 3.27 miliardë lekë, më shumë se gjysma e totalit të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve.

Pagesat e larta të dëmeve gjatë vitit 2022, sollën edhe ulje të stokut të dëmeve në status pezull (ende të papaguara). Në fund të vitit të kaluar, numri i dëmeve pezull të shoqërive të sigurimit ishte vetëm 13.4% e gjithë dëmeve të trajtuara nga ana e tyre, niveli më i ulët historik. Kjo është reflektuar edhe në uljen me rreth 20% të numrit të praktikave të dëme pezull, krahasuar me vitin e mëparshëm. Kështu, në fund të vitit 2022, shoqëritë e sigurimit kishin rreth 8607 praktika dëmesh pezull, nga 10745 në fund të vitit 2021.

Gjithashtu, në vitin 2022 ka patur përmirësim të situatës sa i përket Fondit të Kompensimit.

Nëse më përpara, rastet e Fondit të Kompensimit sillni sorrollatje e vonesa, madje edhe dërgimin e çështjeve në gjyq, konstatohet se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurimet, në korrik 2021, deri në fund të vitit 2022, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë.

Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe aplikimi i pagesave përmes siguruesit të drejtpërdrejtë, ku 87% e rasteve fond kompensimi janë zgjidhur në këtë mënyrë.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit:

Konsolidimi i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron qytetarëve çdo produkt Sigurimi që ofrojnë kompanitë simotra në Europë.

Kjo u vërtuetua edhe pas tërmeteve të vitit 2019 ku tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë që tregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregut të sigurimeve në Shqipëri ku operojnë ndër kompanitë më serioze në vend.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë dhënë edhe kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Austri dhe ndër më të mëdhatë në Europë, “UNIQA Insurance Group” dhe “Vienna Insurance Group”, prezente në tregun shqiptar prej shumë vitesh tashmë.

Shpenzimet më të ulta në rajon për sigurime

Sipas ekspertëve, edhe pse i shëndetshëm, arsyet pse tregu i sigurimeve nuk tërheq shumë investitorë të rinj duhen parë, në radhë të parë nga madhësia e tij modeste dhe shpenzimet e ulëta për t’u siguruar, në terma mesatarë.

Me një prim mesatar sigurimi prej afërsisht 62 eurosh për frymë, Shqipëria ngelet një ndër tregjet me densitetin më të ulët të sigurimeve në Europë.

Në Europë, vetëm Moldavia e kishte këtë tregues më të ulët, me rreth 37 euro për frymë.

Shqipëria mbetet mbrapa në densitetin e sigurimeve në popullsi edhe krahasuar me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut, rreth 89 euro për frymë, Bosnjë-Hercegovina, 127 euro për frymë, Serbia 145 euro për frymë dhe Mali i Zi, 159 euro për frymë.

Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian, primi mesatar i sigurimit për frymë është afër nivelit të 2100 eurove, ose 38 herë më shumë se Shqipëria.

Trajtimi i Dëmeve Sigurim Shendeti.pdf Dokumentacioni per demet e prones.pdf Dokumentacioni per Deme motorike.pdf Dokumentacioni per Deme shendetesore.pdf Dokumentacioni per demet e kaskos.pdf Sigurimi i Aksidenteve Personale.pdf Sigurimi i shendetit ne Udhetim.pdf Annual Report 2016-compressed.pdf Annual Report 2017-compressed.pdf Annual Report 2018_compressed.pdf Annual Report 2019_G.PDF Annual Report 2020_final (1).pdf PROTOKOLLI_VERDHE_PERGJITHSHEM.pdf K_P_garanci kontrate_ALB.pdf KP_BANESA_SIVIG_06.12.2019.pdf KUSHTET E PERGJITHESHME TE SIGURIMIT TE MALLRAVE GJATE TRANSPORTIT.pdf Kushtet e Pergjithshme KJ.pdf Kushtet e Pergjithshme Kufitare.pdf Kushtet e Pergjithshme TPL.pdf FINAL CLEAN kontrata kasko me ndryshime.pdf K_P_Profesionale_Shqip.pdf G_T_Civile_Eng.pdf G_T_Proffesional_Eng.pdf K_P_Civile_Alb.pdf Raporti Vjetor 2021.pdf TRAVEL HEALTH Insurance GENERAL CONDITIONS_english.pdf General Conditions of Health Insurance.pdf General Condition of Personal Accident Insurance.pdf Konsolidimi i tregut të sigurimeve - Në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro dëme - SHOQATA].pdf Raporti vjetor 2022 2023.07.27_Kushtet e Pergjitshme SHU_ALB.pdf KP_AP_SIVIG _Shendet.pdf