Duke zgjedhur disa nga mbulimet e mëposhtme, ndërtohet dhe skema ideale për secilin staf i cili ka minimumi 20 punonjës, duke iu përshtatur buxhetit dhe nevojave të secilit. 

PËRFITIMET SIPAS SIGURIMIT TË AKSIDENTEVE PERSONALE

Përfitimet në rast vdekje aksidentale; 

Në rast se i siguruari humb jetën aksidentalisht, menjëherë apo brenda 180 ditëve nga dita e aksidentit, siguruesi do t’i paguajë përfituesit shumën e përcaktuar në policë.

Pagesa për paaftësinë e përhershme për shkak të aksidentit;

Mbulon rastet në të cilat aksidenti, shkakton dëmtime trupore tek i siguruari të cilat përbëjnë shkakun direkt dhe të vetëm të paaftësisë së perhershme te të siguruarit.

1. Paaftësia e përhershme e plotë për shkak të aksidentit;

  • Paaftësia e përhershme e plotë është ajo që per shkak të së cilës i siguruari eshte i paafte plotësisht gjatë gjithë jetës. Rastet e paaftësisë së përhershme të plotë janë vetëm të mëposhtmet:
  • Humbja e shikimit në të dy sytë.
  • Humbja e lëvizshmërisë në të paktën 2 gjymtyrë (hemiplegia, paraplegia).

2. Paaftësia e përhershme e pjesshme për shkak të aksidentit;

  • Paaftësia e përhershme e pjesshme është ajo që per shkak te se cilës i siguruari behet i paafte pjesërisht gjate gjithe jetes dhe përfitimi përcaktohet si një përqindje e shumës së siguruar të kësaj shtojce në përputhje me tabelën përkatëse.

 

PËRFITIMET SIPAS SIGURIMIT SPITALOR

Shpenzimet e shtrimit në spital; 

Në rast të shtrimit në në një institut spitalor Siguruesi mbulon:
a) Shpenzimet për dhomë dhe ushqim për çdo ditë shtrimi për shumën e përmendur në tabelën e përfitimeve.
b) Shpenzimet e shtrimit në spital siç janë shërbimet mjeksore, pagesat e kirurgut ekzaminimet laboratorike dhe diagnostikuese, ilaçe, anestezia dhe përdorimi i sallës së operacionit, gjaku si dhe substancat që rrjedhin prej tij apo e zëvendësojnë atë, trajtimi me materiale radioactive, trajtimi me veshkë artificiale, materiali strukturor kockor si dhe infermiere të vecantë gjatë natës nëse konsiderohet e nevojshme nga mjeku përkatës.

Dëmshpërblimi ditor në rast të shtrimit në spital;

Nëse një aksident apo sëmundje i ndodh të siguruarit dhe ai është i detyruar të shtrohen në spital për trajtim ose operacion kirurgjikal, Siguruesi do të paguajë si një dëmshpërblim ditor spitalor për një periudhë deri në 90 ditë, sipas rastit, shumën e përcaktuar në tabelën e përfitimeve.

Mbulimi i shpenzimeve jashtë spitalit;

Në rast sëmundje apo aksidenti të mbuluar nga kjo shtojcë, siguruesi mbulon të siguruarin për shpenzimet e lidhura me ekzaminimet diagnostikuese.

Shpenzimet kirurgjikale;

Kompania, mbulon të siguruarin për ndërhyrjet kirurgjikale për të cilat mund të ketë nevoje i Siguruari, me kusht që kjo ndërhyrje të mos bëhet për sëmundje apo gjendje mjeksore të ekzistuara më parë. Asnjë ndëhyrje kirurgjikale nuk mund të kryhet pa miratimin paraprak të Siguruesit. I siguruari perfiton mbulim te vecante kur zgjedh nje nga spitalet e rekomanduara nga ana e Siguruesit.

Check up;

Ofrohet ne klinikat e kontraktuara nga SIGMA INTERALBANIAN VIG nje here ne vit.