Sigurimi i Aksidenteve Personale është një policë vjetore i cili dëmshpërblen të Siguruarin ose përfituesin në rast dëmtimesh, paaftësish apo vdekjes të shkaktuara vetëm nga shkaqe aksidentale, të dhunshme, të jashtme dhe të dukshme. Ju mund të merrni një policë sigurimi Aksidentesh Personale për vete, në grup ose për familjen, duke qënë të mbrojtur kështu në çdo orë.
 
Tipet e mbulimeve sipas kësaj police, përfshijnë:

  • Vdekjen Aksidentale;
  • Paaftësinë e përhershme;
  • Paaftësinë e përkohshme, totale apo të pjesshme;
  • Shpenzimet Mjeksore;
  • Shpenzimet Spitalore;
  • Zhdukja.

Grafiku i Përfitimeve
Grafiku i Përfitimeve i referohet shumës së dëmshpërblimit që paguhet nga kompania e sigurimit, në rast dëmtimi, humbje gjymtyre, shikimi apo dëgjimi. Ai përcakton shumën e dëmshpërblimit sipas humbjes së pësuar. Për shembull, kompensimi për humbjen e gishtit tregues është 10% e shumës së sigurimit, në varësi të kontratës.
 
Shuma e Sigurimit: Shuma e sigurimit zgjidhet nga i siguruari dhe përfaqëson shumën maksimale të përfitimit.

Primi i sigurimit: Shumë konkurues dhe në varësi të profesionit të të siguruarit dhe madhësisë së grupit të siguruar.

Avantazhe konkuruese;

  • Proçedura të shpejta të marrjes në sigurim
  • Mundësia për të zgjedhur midis klinikave më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj.