Me këtë sigurim, SIGMA INTERALBANIAN VIG ofron mbulim financiar në rast të aksidentit ose sëmundjes, në rast se i siguruari detyrohet të shtrohet në spital gjatë udhëtimit të tij jashtë Shqipërisë.  Ky sigurim është hartuar sipas kërkesave të ambasadave të vendeve SCHENGEN.

Aksidentet Personale
 

Vdekja Aksidentale 10.000 Euro. 
Humbja e përhershme e dy ose më shumë gjymtyrëve nga shkëputja fizike, tek ose përmbi kyçin e dorës ose të këmbës, humbja totale e përhershme e shikimit të plotë në të dy sytë, 10.000 Euro. 
Paaftësia totale e përhershme për të punuar në çdo lloj pune 20.000 Euro. 


Trajtimi Mjeksor dhe Shpenzimet e Riatdhesimit 

  • Shpenzimet Emergjente mjeksore dhe trajtimin spitalor deri në 30.000 Euro
  • Shpenzimet funerale ose kthimi i hirit në Shqipëri deri në 30.000 Euro
  • Shpenzimet e riatdhesimit deri në 30.000 Euro
  • Shpenzimet e Udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit të një të afërmi nëse i siguruari ka nevoje për kujdes


Periudha e sigurimit është e njëjtë me periudhën tuaj të udhëtimit jashtë shtetit, duke filluar me mbulime 5 ditore e deri në mbulim 1 vjecar.
Tarifat ndryshojnë në varësi të moshës dhe periudhës së mbulimit.
Çertifikata e sigurimit është ne 4 gjuhe te ndryshme (anglisht, greqisht, italisht dhe shqip), e cila ju lejon ju ta paraqisni atë pranë cdo spitali të huaj;
Kompania ka asistencë te huaj, prej më se 80 vjetesh në këtë treg;
Asistencë teknike, për situatën tuaj nga një staf i kualifikuar prej vitesh në sigurime