Kjo kontratë sigurimi mbulon të gjitha rreziqet të cilat mund ti ndodhin të gjitha llojeve të mallrave gjatë transportit.
 
Objekti i sigurimit: Të gjitha mallrat të cilat janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shprehura më poshtë gjatë transportit tokesor, ujor ose ajror.

Periudha e sigurimit: Do të jetë e njëjtë me atë të transportit të mallit.

Shuma e sigurimit: Vlera e mallit të transportuar.

Rreziqet e sigurimit: Janë të njëjta me klauzolat e Institutit të Londrës të specifikuara sipas mbulimeve:
 
Mbulimi C: Dëmtimi i mallit gjatë transportit nga zjarri, eksplozioni, aksidente të mjeteve të transportit, shkarkimi i mallit në portin e fatkeqësisë, sakrifica e avarisë së përgjithëshme, shpenzimet për shpëtimin e mallit.

Mbulimi B: Dëmtimi i mallit gjatë transportit nga rreziqet e mbuluara sipas Mbulimit C por shtohen gjithashtu rreziqet e tërmetit, vullkanit, rrufesë, dëmtimi i mallit nga uji, humbja e pakova gjatë ngarkim shkarkimit.

Mbulimi A: Dëmtimi i mallit gjatë transportit nga të gjitha rreziqet të cilat mund të shkaktojnë dëme të papritura, paparashikuara dhe aksidentale të mallit.

Tarifat: Konkurruese dhe të ndryshueshme në vartësi të, llojit të mallit që do të trasportohet, vendit ku do të trasportohet, mënyrës së transportit.

Avantazhet konkuruese:

  • Mbështetje nga Risigurues serioz;
  • Shpejtësi në kryerjen e procedurave të marrjes në sigurim.
  • Midis klientit dhe kompanise se sigurimit mund të lidhet edhe një kontratë e hapur sigurimi për një periudhë një vjecare e cila ka si avantazh mënjanimin e shpenzimeve në kohë dhe burokracive për marrjen në sigurim.