CAR-EAR

Sigurimet e objekteve në ndërtim dhe montim.

Këto kontrata sigurimi mbulojnë të gjitha rreziqet të cilat mund ti ndodhin objekteve që janë gjatë fazës së ndërtimit apo montimit.

Objekti i sigurimit: Dëmet materiale që mund të shkaktohen gjatë procesit të ndërtimit dhe montimit si dhe dëmet trupore dhe materiale që mund tëu shkaktohen palëve të treta të cilat nodhen përreth objektit që ndërtohet/montohet.

Periudha e sigurimit: E njëtë me periudhën e ndërtimit/ montimit. Sipas dëshirës së klientit ofrohet edhe një periudhë sigurimi për mirëmbajtjen deri në 12 muaj mbas përfundimit të punimeve.

Shuma e sigurimit: 

  1. Dëme Materiale: 
  • Vlera e punimeve të kontraktuara;
  • Vlera e pajisjeve të ndërtimit;
  • Vlera e makinerive të cilat ndodhen në sheshin e ndërtimit.

       2. Përgjegjësia ndaj palëve të treta:

  • Shuma e sigurimit përcaktohet sipas kërkesës së klientit për dëmet trupore dhe materiale.

Rreziqet e Sigurimit: Kjo kontratë ofron mbulim për të gjitha rreziqet të cilat mund të ndodhin gjatë fazës së ndërtimit dhe të cilat nuk janë shprehimisht të përjashtuara në policën e sigurimit.

Tarifat: Konkurruese dhe të ndryshueshme në vartësi të llojit të objektit që do të ndërtohet apo montohet, periudhës së ndërtimit/ montimit, rreziqeve të përjashtuara, masave të sigurisë që ka marrë firma e ndërtimit.

Avantazhet konkuruese;

  • Mbështetje nga Risigurues serioz;
  • Shpejtësi në kryerjen e proëedurave të marrjes në sigurim;
  • Profesionalizëm në vlerësimin e rrezikut.