Është një produkt sigurimi që ndihmon në reputacionin e Biznesit, pasi mbulon dëmtimet e ndryshme trupore dhe materiale që mund të i ndodhin klientëve brenda ambjenteve të biznesit tuaj.

Objekti i sigurimit: Dëmtimet trupore ose materiale të palëve të treta kur këto ndodhen brenda ambjentit të Biznesit.

Periudha e sigurimit: Një vit nga data që do të bihet dakort midis palëve.

Limiti i përgjegjësisë: Sipas kërkesave të klientit mund të përcaktohet limiti për cdo ngjarje, për dëme trupore dhe dëme materiale.
Rreziqet e sigurimit:

  • Humbja e jetës
  • Paaftësi e përkohëshme
  • Paaftësi e përherëshme.

Tarifat: Mjaft konkurruese me tregun dhe të ndryshueshme në vartësi të masave të sigurisë së objektit, shpeshtësisë së lëvizjes së palëve të treta në ambjentet e Biznesit.

Avantazhet konkuruese:

  • Kapacitet mbulues i lartë me mbështetje nga Risigurues të fuqishëm;
  • Shpejtësi në kryerjen e procedurave të marrjes në sigurim;
  • Staf i kualifikuar për vlerësimin e rriskut.