Sipas kritereve të vendosura nga Agjensia e Prokurimeve Publike, dhe në rastet kur kërkohet ngurtësim i kapitalit financiar midis palëve, SIGMA INTERALBANIAN VIG ofron Garancinë e Kontratës.

Objekti i sigurimit: Garantimi i njërës palë kundrejt palës tjetër për përfundimin e kontratës pa kryer shkelje të marrëveshjes.
 
Periudha e sigurimit: Sipas periudhës së kontratës.

Shuma e sigurimit: Agjensia e Prokurimit Publik zakonisht kërkon që kjo shumë të jetë 10% e vlerës së kontratës.

Rreziqet e Sigurimit: Nëse i siguruari nuk përmbush kushtet e kontratës brenda afatit të caktuar, Siguruesi i paguan kontraktuesit shumën e sigurimit.

Tarifat: Konkurruese dhe të ndryshueshme në vartësi të sigurisë financiare që ka kompania i kontraktuari.

Avantazhet konkuruese

  • Mbështetje nga Risigurues serioz;
  • Shpejtësi në kryerjen e proçedurave të marrjes në sigurim;
  • Profesionalizëm në vlerësimin e rrezikut.