Sipas kritereve të vendosura nga Agjensia e Prokurimeve Publike, për rastet e pjesmarrjes në tender, SIGMA INTERALBANIAN VIG ofron Garancinë e Ofertës.
 
Objekti i sigurimit: Garantimi i palës ofertuese për paraqitjen pranë Autoritetit kontraktor në rast të shpalljes fitues.

Periudha e sigurimit: Sipas kërkesave të Agjensisë së Prokurimit Publik, deri në 150 ditë nga data e tenderit.

Shuma e sigurimitAgjensia e Prokurimit Publik zakonisht kërkon që kjo shumë të jetë 2% e vlerës së kontratës.

Rreziqet e Sigurimit: Nëse i siguruari tërhiqet në rast të shpalljes së tij fitues, Siguruesi i paguan Autoritetit Kontraktor shumën e sigurimit.

Tarifat: Konkurruese dhe të ndryshueshme në vartësi të sigurisë financiare që paraqet ofertuesi.

Avantazhet konkuruese;

  • Mbështetje nga Risigurues serioz;
  • Shpejtësi në kryerjen e proçedurave të marrjes në sigurim;
  • Profesionalizëm në vlerësimin e rrezikut.