Është Sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targa te huaja qe qendrojne ne Shqiperi, i cili mbulon përgjegjësinë për dëmet trupore dhe materiale të palëve të treta.

Limitet e dëmshpërblimit:

1. për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:

  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150 000 000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200 000 000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50 000 000 lekë;

2. për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë:

  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1,000,000 lekë;
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera 500 000 lekë;
  • dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme 2 000 000 lekë;
  • dëmi ekzistencial, nga paaftësia totale e përhershme 1 500 000 lekë;
  • dëmi biologjik nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme 1 000 000 lekë;

3. kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, 20 000 000 lekë;

4. për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:

  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15 000 000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20 000 000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 10 000 000 lekë.

Primi i sigurimit është i përcaktuar nga Ministria e Financave dhe është i njëjtë për të gjitha kompanitë e sigurimit.