Kartoni Jeshil

Kartoni Jeshil është sigurimi ndërkombëtar personal, që duhet mbajtur gjithnje me vete në makinë, kur udhëtoni jashtë Shqipërisë. Ky sigurim mbulon territoret e të gjithë vendeve të cilat janë listuar në formatin e tij dhe nuk janë të shënuara me kryq.
 

Gjithmone i duhet kushtuar vëmendje e vecantë: 

  • Për sa kohë është i vlefshëm Kartoni Jeshil;
  • A mbulon sigurimi udhëtimin tuaj; (duhet kontrolluar lista e vendeve;
  • A janë shënuar në rregull të dhënat e makinës sipas lejes së qarkullimit;
  • Adresa e Kompanisë Sigma Interalbanian VIG  sh.a në Karton Jeshil;


Aksidenti përbën shqetësim për cdo person i cili përfshihet në të. 
Prandaj është shumë e rëndësishme të marrësh asistencën e nevojshme për aksidentin.  Këtë asistenecë dhe shërbime falas vetëm kompania Sigma Interalbanian VIG sh.a e ofron për klientët e saj.

Në të gjitha rastet e tjera, mund të telefononi në Byronë Kombëtare të vendit ne të cilin jeni, adresën dhe telefonin e të cilës e gjeni në Karton Jeshil, për të marrë informacionin që ju nevojitet.