Duke përfshirë në sigurim edhe mbulimin KASKO të mjetit motorik, ju do të ndiheni shumë më të sigurt për mjetin tuaj pasi kjo kontratë mbulon dëmet që mund ti shaktohen mjetit motorik, pavarësisht se kush është shkaktari i dëmit, sipas rreziqeve të zgjedhura nga klienti.

Rreziqet e sigurimit: 

  • Përplasja, përmbysja, thyerja e xhamave;
  • Zjarri, rrufeja, eksplozioni, katastrofat natyrore;
  • Demtimet ne parkim;
  • Vjedhja.


Mjeti sigurohet për vlerën e tij në momentin e sigurimit. Tarifat që aplikon SIGMA INTERALBANIAN VIG janë më konkurueset në treg, dhe me variacione të ndryshme bonusesh në varësi të volumit, experiencës dhe riskut moral të klientit.

Avantazhet konkuruese të SIVIG:

  • Ofrohet kompensim financiar edhe për drejtuesin e mjetit në rast se ky humb jetën në aksident;
  • Ofrohet mbulim në sigurim për të gjitha llojet e mjeteve motorike;
  • Game e gjerë bonusesh për linja dhe klasa të caktuara biznesi;
  • Dëme të trajtuara në kohë dhe me korrektesë;
  • Pavarësisht nëse drejtuesi i mjetit është apo jo fajtor, në rast përplasje të mjetit të pajisur me Kasko, i siguruari do të dëmshpërblehet pranë SIGMA INTERALBANIAN VIG.


Kontrata KASKO ofrohet e shoqëruar me avantazhet e mësipërme edhe në rastin kur mjetet motorike shiten me kredi, duke përcaktuar Bankën që lëvron kredinë si përfitues.