INFORMACION PËR TAKSAT DHE TATIMET TË ZBATUESHME NË FUSHËN E SIGURIMEVE

Për primet e sigurimit që rrjedhin nga veprimtaria e sigurimeve, taksat dhe tatimet rregullohen sipas kuadrit ligjor si më poshtë:

 

LIGJ Nr. 92/2014

PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Neni 53 “Përjashtime për disa veprimtari të tjera”

 

Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja transaksionet e mëposhtme:

a) shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit.

 

LIGJ Nr.9975,

datë 28.7.2008

PËR TAKSAT KOMBËTARE I NDRYSHUAR

Neni 4 Niveli i taksave Kombetare

10. Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil, është 10 për qind e shumës së primit. (Ndryshuar me Ligj Nr.127/2016, date 15.12.2016. Botuar në Fletoren zyrtare nr. 250 datë 27.12.2016).

Pagesat e dëmshpërblimeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimeve, nuk janë subjekt I aplikimit të taksave/tatimeve duke qënë se nuk konsiderohen të ardhura.