Muaji Qershor është muaji i Dhurimit të Gjakut për fëmijët talasemikë, ndaj stafi i Sigma Interalbanian VIG vendosi të bëhet pjesë e kësaj nisme. Në bashkëpunim me shoqatën e Transfuzionit të gjakut si dhe “Fundjavë ndryshe”, u ngrit në ambjentet e Zyrave Qendrore të kompanisë një kënd i vogël por i përshtatshëm për të kryer ekzaminimet e nevojshme paraprake si dhe proçesin e dhurimit të gjakut.

Një pyetësor i kujdesshëm si dhe matjet e duhura u bënë për të gjithë personat vullnetarë. Jo të gjithë u konsideruan të përshtatshëm për të dhuruar gjak, dikush prej gjendjes shëndëtëesore të momentit dhe dikush tjetër prej anamnezës. Ekipi mjekësor u kujdes që të dhuruesit të merrnin lëngjet e nevojshme, që të mos kishte pasoja në shëndetin e stafit të kompanisë tonë.  Përgjithësisht u dhurua 400 ml gjak nga secili vullnetar, i cili përbën edhe 10% e sasisë që qarkullon në organizëm.

Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim dhe është shumë i rëndësishëm për atë që e ka nevojë jetike. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm për të diagnostikuarit me talasemi është dhurimi i tij. Ishte një kontribut i vogël nga stafi i kompanisë tonë, por kënaqësia që mund të ndikosh në përmirësinim e jetës së një fëmije ishte e shumë e madhe.