Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group iu bashkua nismës së Organizatës “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar familjet në nevojë. Me kontributin e stafit dhe të vetë kompanisë Sigma Interalbanian VIG, 12 fëmijëve në fshatin Mamël të Elbasanit iu mundësua transporti për në shkollë për përfundimin e këtij viti si dhe për vitin e ri shkollor 2018 – 2019.

Ndër të tjera fëmijëve iu mundësuan veshmbathje, libra jashtëshkollorë dhe ushqime. Me besimin se ditë më të mira do të vijnë për këta fëmijë e familjet e tyre, dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht djemtë dhe vajzat e reja të Fundjavë Ndryshe, për të gjithë energjinë pozitive që përcjellin dhe rol-modelin më të shëndetshëm për të cilin ka nevojë shoqëria sot.

Gjithashtu, falenderimet i shkojnë veçanërisht stafit të kompanisë, për mikëpritjen që treguan ndaj kësaj iniciative - si në vlerë materiale ashtu dhe në angazhimin e përgjegjësinë, për ta çuar këtë nisëm deri në fund. Impenjimi i secilit prej tyre për të kultivuar frymën e solidaritet tek brezat e rinj, na mbush me shenja shprese.